Mbetjet në Gjirokastër, ekspertët po përpiqen për një zgjidhje për 7 bashkitë e qarkut
Edlir Vokolopa nga Qendra e Studimeve Urbane thotë se vlerësimi që i parapriu hartimit të projekteve të menaxhimit të mbetjeve për dy qarqe është shqetësues pasi evidentoi një gjendje të rënduar të ndotjes. Draft-projekti për qarkun e Gjirokastrës, një iniciativë e mbështetur nga BE , synon rehabilitimin fillimisht të vend-grumbullimeve aktuale e më pas trajtimin e diferencuar të mbetjeve.
“Qëllimi i projektit është hartimi i një plani të integruar për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë qarkun në mënyrë që nëpërmjet këtij plani të përafrohen objektivat e menaxhimit të mbetjeve”, thotë Edlir Vokopola.
Programi me vlerë 1,8 milionë euro është iniciativa më e madhe organizative dhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë në rajon për t’i dhën zgjidhje menaxhimit të mbetjeve urbane. Vetëm Gjirokastra ka një potencial dramatik ndotjeje të përditshme, ku vetëm 60% e mbetjeve arrijnë të grumbullohen.
Agjensia e Shërbimeve Publike me vetëm 5 mjete nga të paktën 9 të nevojshme dhe me një mungesë prej 250 kontejnerësh flet për një depozitim vjetor prej 20280m kub mbetje në vendgrumbullimin e Gërhotit. Kapaciteti grumbullues i këtij sheshi pritet të ezaurohet brenda të paktën 4 vitesh ndërsa ndërtimi i një land field rajonal duhet të shkojë krahas investimit në mjete për grumbullimin e mbetjeve./tch