Mblidhet nesër Këshilli Bashkiak i Libohovës, ja vendimet që pritet të miratohen
December 19, 2017
Këshilli Bashkiak i Libohovës zhvillon nesër mbledhjen e radhës për muajin dhjetor. Sipas njoftimit të bashkisë, në rendin e ditës janë disa pika për t’u shqyrtuar.
Mes tyre edhe mbarimi para afatit i mandatit të një këshilltareje të Partisë Demokratike. Po kështu pritet që në këtë mbledhje të miratohet edhe paketa fiskale për vitin 2018.
Më poshtë njoftimi i plotë me të gjitha pikat e rendit të ditës.
- Diskutimi i Projekt-Buxhetit viti 2018”.
- P/vendim: “Për miratimin e nivelit te pagave për nënpunësit civilë dhe punonjësit e bashkisë për vitin 2018”
- P/vendim: “Mbi shpërblimin e këshilltarëve dhe kryetarëve të fshatrave për vitin 2018”
- P/vendim: “Mbi miratimin e kuotës së telefonisë celulare për vitin 2018”
- P/vendim: “Mbi miratimin e normativës së karburantit për vitin 2018”
- P/vendim: “Për mbarimin para afatit të mandatit të këshilltares znj. Eliona Beqo”
- P/vendim: “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të punonjësve në Bashkinë Libohovë për vitin 2018”
- P/vendim: “Për miratimin e investimeve prioritare viti 2018”
- P/vendim: “Për miratimin e paketes fiskale 2018”.
- P/vendim: “Miratimi dhënies së ndihmës ekonomike dhe paaftesisë muaji dhjetor 2017.
- Të ndryshme