Mblidhet sot Këshilli Bashkiak i Libohovës, vendoset për stemën e re të bashkisë dhe mandatin e Kuros
Këshilli Bashkiak i Libohovës zhvillon sot në orën 11:00 mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit zyrtar në rendin e ditës janë disa çështje për t’u diskutuar dhe disa projektvendime për t’u miratuar.
Mes tyre spikat projektvendimi për ndërprerjen e mandatit të këshilltarit të PD-së, Arben Kuro, pasi mungon në mbledhje për një periudhë 6 mujore, si dhe projektvendimi për miratimin e stemës së re të Bashkisë Libohovë. Më poshtë lexoni të plotë rendin e ditës:
1. P/vendim: “Për një ndryshim në komisionin e mandateve”.
2. P/vendim: “Për heqjen dhe zëvendësimin e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak”.
3. P/vendim: “Për miratimin e rregullores së re të funksionimit të Këshillit Bashkiak”.
4. P/vendim; “Për ngritjen e komisioneve të përhershme të Këshillit në përputhje me rregulloren e re”.
5. Informacion nga Sektori shërbimit urban: “Mbi gjendjen e rrugeve te brendeshme dhe sistemit e funksionimit te kanalizimeve te zeza e te bardha”.
6. P/vendim: “Për dhënien e ndihmes ekonomike dhe paaftesise per muajin Mars 2016”.
7. P/vendim: “Për miratim të dhënies me qera të aseteve të Bashkisë Libohovë”.
8. P/vendim: “Për miratimin e emblemës së Bashkisë Libohovë”
9. P/vendim: “Për një ndryshim në buxhetin fillestar”
10. P/vendim: “Për një ndryshim në VKB nr 17 datë 14/01/2016”
11. P/vendim : “Mbi prioritetet e investimeve kapitale viti 2016”
12. Të ndryshme