‘Mbrëmja e kulturës gjirokastrite” në Presidencë (FOTO)
June 12, 2018
Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, organizoi sonte në Presidencë veprimtarinë “Mbrëmja e kulturës gjirokastrite”. Eventi organizohej nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Gjatë mbrëmjes u çel ekspozita e “Mjeshtrit të Madh” piktorit Stavri Çati: “Gjirokastra Etnografike”. Po kështu u promovua filmi dokumentar artistik: “Këngët e kafeneve”, me rrëfimin e aktorit “Nder i Kombit” Bujar Asqeriu. Në këtë mbrëmje të veçantë nuk mund të mungonte kënga polifonike. I pranishëm ishte këgnëtari Arjan Shehu “Mjeshter i Madh” dhe grupi polifonik “Ergjëria”, në shoqërimin e pianistes Mimoza Çabeli dhe kuarteti harqeve te orkestres.