Mbyllet numërimi në Dropull, fiton PS me diferencë të madhe, PD del forcë e tretë
April 26, 2021

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe në Bashkinë Dropull. Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave, duke fituar 1531. LSI-ja ka marrë 599 vota. Partia Demokratike ka dalë e treta duke marrë 592 vota. Rezultati i Dropullit është një tjetër goditje për Vangjel Tavon, i cili deri më tani nuk e fiton dot mandatin e deputetit. Në rang qarku Partia Socialiste fiton zgjedhjet me 3 mandate deputetësh. Mbeten për t’u numëruar akoma rreth 50 kuti votimi.