Mbyllet procesi në Libohovë, ja sa votues morën pjesë
May 14, 2023

Përfundon procesi i votimit në Bashkinë Libohovë. Në të gjitha qendrat e kësaj bashkie nuk janë raportuar probleme gjatë ditës përveç funksionimit të ngadaltë ndonjëherë të pajisjes së identifikimit elektronik.
Pjesëmarrja ka qenë relativisht e lartë në rreth 45,5% ose 2696 vota.
Pasi të gjitha kutitë të merren në dorëzim nga KZAZ-ja pritet të nisë procesi i numërimit. Në garë janë Adil Xhelili i Partisë Demokratike dhe Leonard Hide i Partisë Socialiste.