Mbyllet qetësisht procesi i votimit në Libohovë, Luiza Mandi vijon mandatin e dytë si kryebashkiake
Ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor në Bashkinë Libohovë. Pritet që të dorëzohen në KZAZ materialet nga 12 qendrat e votimit.
Numri total i pjesëmarrësve në zgjedhje është 1369 persona. Nëse e marrim të mirëqënë faktin se këto janë të gjitha votat që shkojnë për PS-në, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, PS ka marrë 115 vota më pak.
Këtu llogaritet fakti se kishte pak emigrantë që mbërritën për të votuar, pak studentë dhe një pjesë e konsiderueshme e votuesve nuk dolën për të votuar për shkak të intimidimit se vota e tyre do të identifikohej.
Sidoqoftë, pavarësisht se si do të shkojë numërimi, Luiza Mandi do të jetë sërish kryebashkiake e Libohovës për një mandat të dytë. Në vitin 2017 PS fitoi në Libohovë 1484 vota, ndërsa në vitin 2019 do të marrë 1369 Gjithmonë nëse këto të gjitha këto vota të hedhura në kuti janë për këtë parti, pasi nuk përjashtohet fakti që të ketë vota të pavlefshme apo për parti të tjera.
©Libohova Online