Mbyllet sondazhi, Luiza Mandi fiton me 4% diferencë nga Çomo
Libohova Online mbyll sot sondazhin për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Libohovës. Sondazhi ka qenë online për më shumë se një muaj dhe ata që donin të merrnin pjesë e kanë dhënë votën e tyre në favor të njërit apo tjetrit kandidat.
Vizitorët e faqes jane pyetur se cili kandidat i fiton zgjedhjet lokale në Libohovë, Alitin Como apo Luiza Mandi. Në total kanë marrë pjesë në votim 551 vetë. 285 prej tyre kanë votuar kandidaten e koalicionit të majtë, Luiza Mandi ose 52% e votuesve. 266 votues kanë qenë në favor te kandidatit të koalicionit të djathtë, Altin Como, ose 48% e votuesve.
Pra, diferenca mes dy kandidatëve ka qenë 4% në favor të Luiza Mandit. Natyrisht që ky sondazh ka kufizimet e tij si cdo sondazh tjetër që zhvillohet me metoda të tjera. Libohova Online falenderon të gjithë ata që kanë marrë pjesë në sondazh. Ky i fundit në një farë mënyre i kanë dhënë temp fushatës për zgjedhjet lokale në Libohovë dhe ndoshta ka orientuar deri diku kandidatët.