Me atlete, doreza dhe qese në dorë, Flamur Golemi i bashkohet nismës kombëtare të pastrimit (VIDEO)
November 24, 2017

Në kuadër të aksionit ‘Ta pastrojmë Shqipërinë’, ka zbritur në terren edhe deputeti socialist, Flamur Golemi. Ai kishte zgjedhur të shkonte në parkun e Antigonesë, ku bashkë me vullnetarë të tjerë bënë një aksion simbolik për pastrimin e zonës.
“U bashkova sot me rrjetin e vullnetarëve në kuadër të nismës ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’. Jo pa qëllim isha në qytetin antik të Antigonesë, pasi besoj fort se zhvillimi i turizmit ndikohet patjetër edhe nga fakti sesa të pastërta janë rrugët, lumenjtë, fushat e çdo hapësirë tjetër e vendit tonë”, thotë Golemi.
Sipas tij mbajtja pastër e mjedisit duhet të jetë një preokupim i vazhdueshëm i të gjithëve.