Me çfarë mielli do e hamë bukën? Përfundon drafti i ligjit të ri
Përfundon drafti, i cili përcakton standardet që duhet të ketë mielli që do të përdoret për prodhimin e bukës në Shqipëri.
Dokumenti i hartuar me ekspertë të fushës, por edhe me miratimin e industrisë së prodhimit dhe përpunimit të miellit do përcaktojë nivelin e proteinave në bazë të prodhimeve duke variuar nga 9 % për ëmbëlsirat, picat dhe makaronat në 12.5% për bukën masive.
“ Për sqarimet lidhur me çështjen e miellit dhe hapat që ne po marrim për të rregulluar në mënyrë përfundimtare çështjen e standardeve të miellit, pasi ju e dini që Shqipëria nuk ka pasur standarde në fushën e miellit dhe kjo i ka lënë shteg një kaosi në këtë drejtim, unë ju ftoj ju që nesër të ndani bashkë me ne paketën e re të standardeve më të përparuara evropiane që ne do të propozojmë për të rregulluar çështjen e përdorimit të miellit dhe sanksionet e tij” tha Panariti.