Mediat botërore surprizohen nga Festivali folklorik i Gjirokastrës
Agjensia Kombëtare e Turizmit, në vazhdim të nismës së saj për prezantimin e “Shqipërisë Turistike”, po organizon këtë javë një tur njohjeje me disa gazetarë ndërkombëtarë, që vijnë kryesishtë nga Evropa, Amerika, Kanadaja dhe Vatikani, për tu njohur me kulturën shqiptare, me traditën, natyrën dhe zhvillin e këtij vendi.
Ata shoqërohen edhe nga disa media vëndase. Kryesisht është zgjedhur vija bregdetare dhe qytetet tona nën mbrojtjen e UNESKO-s, Gjirokasta, Butrinti dhe Berati, për t’u vizituar dhe bërë objekt i kamerave dhe shkrimeve të tyre në mediat ku punojne.
Pas një udhëtimi nga Tirana, ata mbërritën në Gjirokastër nga ku ndoqën nga afër çeljen e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës dhe prezantimin e disa grupeve folklorike me këngët dhe vallet e tyre krahinore.
Të interesuar kryesisht për kulturën dhe turizmin shqiptare, ata pyesnin dhe merrnin informacin për çdo gjë që lidhej me këtë fushë.
Të pranishëm në hapjen e Festivalit ishin Kryeministri Rama, Ministrja e Kulturës, Kumbaro, ai i Ekonomisë dhe Turizmit, Ahmetaj dhe disa ministra të tjerë. Grupi i gazetarëve të huaj, ishte i interesuar të mësonte nga Ministri Ahmetaj disa prioritete mbi turizmin në Shqipëri dhe kështu i kërkuan atij një takim aty në ambientet e festivalit.
Ata e pyetën ministrin Ahmetaj mbi infrastrukturën rrugore turistike në vend. Ministri tha se është bërë mjaft në këtë drejtim dhe vazhdon të bëhet çdo ditë. Gjithashtu gazetarët e huaj u interesuan për hotelerinë turistike dhe personelin që shërben në të.
Ministri u përgjigj se hoteleria dhe shërbimi i saj, janë kthyer në një prioritet për Ministrinë e Turizmit dhe strukturat që ai drejton. Tashmë ne kemi menaxher dhe një staf të kualifikuar që administrojnë hoteleritë tona turistike në të gjithë territorin e vendit. Është bërë dhe është pranuar kualifikimi i tyre.
Një interesim të veçantë gazetarët i shfaqën Ministrit për investimet e huaja në Shqipëri. Ahmetaj tha se ky është një prioritet për qeverinë shqiptare dhe se të huajt kanë interes ekonomik të investojnë në Shqipëri ku fushat e investimeve janë të shumta dhe krahu i punës i mjaftueshëm.
Në mbyllje të programit të natës së parë të Festivalit, ne u morëm një përshtypje mbi ditën e parë në Shqipëri gazetarëve të huaj.
Ata i shprehën ato me entuziazëm dhe të kënaqur që ishin prezantuar me një vend kaq të veçantë ku bukuria e natyrës ndërthurej me entuziazmin njerëzorë, ku tradita dhe folklori ishin prezentë në çdo kohë dhe në çdo vend, po kështu u shprehën për mikëpritjen dhe ushqimin tradicional mjaft interesant. Sot ata do të vizitojnë qëndrat muzeale të Gjirokastës si dhe qëndra të ndryshme të biznesit turistik ku vlerat artizanale të kësaj zone shfaqen më së miri./Ata/