Mediat serbe: Droni fluturues u ngrit nga Ismail Morina dhe Olsi Rama

6E përditshmja serbe pretendon se ka prova që Morina njihej prej kohësh me vëllain e kryministrit shqiptar, Olsi Rama. Policia serbe pretendon të ketë individualizuar autorin e lëshimit të dronit fluturues mbi stadiumin Partizan të Beogradit, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Kurir, që duke ju referuar burimeve të policisë serbe pretendon se autori i aktit është Ismail Morina ndërkohë që nuk rresht së përfshiri në skenar edhe vëllain e kryeministrit shqiptar Olsi Rama.

Në versionin online të Kurir shkruhet se Morina, 32-vjeçar që merret me alpinizëm dhe ngjitje në shkëmbinj, është futur në Serbi në datën 11 tetor, me një makinë me targa italiane, dhe ka zënë vend në një hotel pranë stadiumit Partizan, duke përdorur një kartë identiteti italiane. Sipas Kurir, Morina menjëherë pas ndeshjes është larguar nga Serbia, por policia këtë fundjavë ka siguruar provat duke i kërkuar Interpolit arrestimin e tij.

 

E përditshmja serbe pretendon se ka prova që Morina njihej prej kohësh me vëllain e kryministrit shqiptar, Olsi Rama dhe që të dy kanë programuar deri në detaje planin për të future dronin në stadium. Sipas serbëve, Morina ka nisur dronin e telekomanduar nga kupola e një kishe, ndërsa me futjen e dronit në stadium komanda është marrë nga Olsi Rama, me shumë mundësi nëpërmjet një programi që ka qenë i instaluar që më parë në aparatin e telefonit të tij iPhone. Është ky skenari i gazetës serbe që natyrisht duhet marrë me të gjithë rezervat e rastit pas një morie lajmesh, por dhe qëndrimesh zyrtare nga ana e palës serbe që kanë rezultuar dezinformuese e me qëllimin e vetëm për t’u shfajësuar për aktet e rënda të dhunës gjatë mbrëmjes së 14 tetorit.