Mediat serbe në mbrojtje të mbesës së Berishës, thonë se e kanë kërcënuar
Supermbeses se Berishes, Dasara Malltezit, po i dalin ne mbrojtje mediat e Beogradit, lidhur me statusin e saj ne Facebook, ku kritikonte futbollistet shqiptare.
Deklarata e Dasara Malltezit, ku ajo kritikonte futbollistët shqiptarë për sjelljen në ndeshjen Serbi-Shqipëri ka patur jehonë edhe në Serbi. Gazeta Blic shkruan se ajo ka marrë kërcënime dhe është detyruar që ta fshijë statusin ku kritikonte futbollistët shqiptarë.
Sipas Blic, mbesa e Sali Berisha ka thënë të vërtetën, se futbollistët shqiptarë nuk respektuan rregullat e futbollit dhe u treguan të pacivilizuar.
Mediat serbe e kanë shpallur atë “heroinë”, pasi sipas tyre, mbesa e Berishë kishte thënë të vërtetat që nuk thoshte asnjë shqiptar tjetër
Deklaratën e saj e kanë publikuar si lajm kryesor mediat më të mëdha serbe si gazeta Blic, Telegraf, Kurir etj, duke i dhënë një hapësirë të rëndësishme.
“Nuk ju kuptoj, jeni krenar sepse thyet rregullat dhe u zutë me grushta?! Kur nuk u lejuan flamurët, duhet të mësoni të rrespektoni rregullat dhe jo ti fusni me lodra kalamajsh prap në stadium, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse mungesë civilizimi.
Nuk i lejojnë flamurët, e kanë rregull. I drejtë apo jo, fusha e futbollit nuk është gjykatë për të dhënë verdikt nëse është rregull i drejtë apo jo.
Shkuat për të luajtur, atëherë luani jo të ziheni me grushta e shqelma. Plasët për të thene se serbët janë të pacivilizuar, por harroni që jeni ju që nuk dinit të respektonit rregullat, jeni ju që u hodhët me grushta.
Dhe në fund, sërish ju shfryni me duf kundër serbëve kinse për të treguar patriotizëm, por sharjet tuaja vetëm vend për krenari që nuk lënë. Kur ju të mesoheni që bota ka rregulla të cilat respektohen nga njerëzit normal, atëherë po mund të pretendoni se u është bërë padrejtësi, por deri atëherë nuk ka vend përkrenari se thyet rregullat dhe se u zutë me grushta. P.S: Kujt nuk i pëlqen ky status, as mos marri mundimin të komentoje, nuk është se më hynë në xhep opinionet e kota”, shkruajti ajo pas ndeshjes.
Më pas, mbesa e Berishës u detyrua që ta fshijë këtë status, pas furtunës së komenteve kritike.