Memaliaj, farmacistja me pushime, qytetaret mbeten pa medikamente
July 25, 2014
Ne keto dite te nxehta korriku qytetaret e Memaliajt detyrohen te udhetojne ne Tepelene apo Gjirokaster per te blere medikamente, pasi farmacia e vetme qe ekziston ne qytet, eshte e mbyllur. Pronaret e saj kane marre pushimet.
Sikur te mos mjaftonte fakti qe mungojne shume mjeke specialiste ne qendren shendetesore, qyteti ka vetem nje farmaci. Nje qytet me mbi 6 mije banore, me vetem nje farmaci. Nderkohe qe ne Tirane apo qytete te tjera te medha, farmacite jane njera pas tjetres ne cdo rruge, duke shkelur keshtu edhe ligjin i cili percakton distancen nga njera farmaci ne tjetren.