Merkel “shuplakë” grekëve: S’ka falje të borxhit
January 31, 2015
Grekët ta harrojnë se mund t’i falen borxhet. Këtë e bëri të qartë kancelarja gjermane Angela Merkel, teksa tha se tashmë kreditorët kanë bërë shkurtime domethënëse, prandaj s’ka vend për të tjera.
“Nuk parashikoj një anulim të ri të borxhit. Ka pasur tashmë falje vullnetare të borxhit nga kreditorët privatë, bankat kanë ulur miliarda nga borxhi grek. Qëllimi i politikës sonë është që Greqia të mbetet pjesë e komunitetit euro. Europa do vazhdojë të tregojë solidaritet me Greqinë, sikundër me vendet e tjera të goditura nga kriza, nëse këto vende kryejnë reformat e duhura dhe marrin masa kursimi”,- tha tha Merkel për Hamburger Abendblatt.
Borxhi i Greqisë vlerësohet rreth 315 miliardë euro, që përben rreth 175 % të GDP-së së vendit.