Merr flakë makina e blinduar që përdoret për transportin e parave të pensioneve në Libohovë (FOTO)
May 4, 2020
Një furgon i blinduar i transportit të parave ka marrë flakë në zonën e Gjirokastrës. Mësohet se motorri i automjetit që transporton valute ka marrë flakë ndërsa nuk janë shënuar të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të çon drejt qytetit të Libohovë ku automjeti i blinduar i firmës se ruajtjes së sigurisë fizike ‘Nazeri’ ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorit duke rrezikuar shkrumbimin e makinës.
Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur para, por menjëherë forcat e policisë private kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ata kanë lokalizuar origjinën e flakëve duke shmangur dhe djegien e plotë të furgonit të blinduar.