Mes naftës dhe turizmit, si e duam Zagorinë? (VIDEO)
Nga Brikena Metaj, News 24
Zagoria, ekosistemi natyror malor i saj, që përfshin një sipërfaqe prej 25 mijë ha, u shpall Park Natyror Kombëtar në korrik të vitit 2018 duke u përcaktuar si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore dhe biodiversitetin shqiptar.
Shumë pak banorë kanë mbetur sot në Zagori, por krahina me origjinë të lashtë dhe popullsi autoktone është e njohur në mbarë vendin. Zagorinë e gjejmë të përmendur që në shek X. Ndonëse fshatrat e kësaj zone janë të vendosur në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit, aty ka patur një numër të konsiderueshëm banorësh. Dokumente të vjetra turke të viteve 1500 thonë se Sheperi ka qenë fshati më i madh i 10 fshatrave të krahinës së Zagorisë, me një rekord prej 600 shtëpish.
Në dekadat e para të shek. XX filloi emigrimi masiv duke përgjysmuar numrin e banorëve, por njëkohësisht edhe duke e emancipuar zonën, prej nga kanë dalë emra të njohur intelektualësh ku nuk mund të mos veçohet si krenari e zonës, Andon Zako Çajupi apo Jani Ristani, një nga fotografët më të njohur shqiptarë të shekullit të kaluar.
Shtëpitë dykatëshe me pllakë guri të zezë janë veçori e fshatrave të kësaj zone ku natyra është treguar e pakursyer. Përgjatë gjithë rrugës të shoqëron panorama alpine me katarakte të vegjël, peizazhe mahnitëse e të virgjëra, në një zonë plot bimësi ku natyra të shijon njësoj në çdo stinë dhe mbresat e një udhëtimi në këto fshatra mbeten të pashlyeshme për një kohë të gjatë.
Sot kjo zonë është renditur si pjesë e Bllokut 4, e emërtuar kështu nga kompania SHELL që synon të vlerësojë potencialin e kësaj zone për naftë dhe gaz me një ndikim të drejtpërdrejtë në florën dhe faunën e saj.
SHELL firmosi vitin e kaluar një kontratë me shtetin shqiptar, për të kuptuar potencialin e burimeve nëntokësore të Bllokut 4, që është zgjatim i bllokut 2 dhe 3 deri në kufi në Greqinë.
Kompania SHELL synonte nisjen e kërkimeve për naftë e gaz në disa zona që përfshijnë të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër në një projekt që ka si parashikim zbatimin gjatë 2019-ës. Në territorin të cilin SHELL e ka emërtuar si Blloku 4 përfshihet edhe krahina e Zagorisë, ku kërkimet janë parashikuar të kryhen pikërisht brenda zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Zagorisë. Sipas studimit të hartuar nga vetë SHELL theksohet se “Zona e projektit përfshin monumente natyre të mbrojtura dhe të trashëgimisë kulturore”.
Dëgjesat publike në bashkitë e qarkut Gjirokastër janë shoqëruar me kundërshtimin e hapur të banorëve. Pothuajse të gjitha zonat e përfshira në projektin për studimin sizmik, që sipas kompanisë është metoda e vetme e përdorur në industrinë e naftës dhe të gazit për të krijuar një imazh të qartë të strukturave gjeologjike dhe burimeve të zonës, janë zona me potenciale turistike dhe pasuri natyrore.
Përfshirja e Zagorisë në këtë listë shkaktoi shqetësim jo vetëm te banorët , por edhe në grupet e interesit dhe kryesisht operatorët turistikë të cilët në këtë rast duket se folën në një gjuhë të përbashkët me institucionet shtetërore që dolën kundër këtij projekti.
Banorët e zonës kanë gjetur edhe mbështetjen e shoqërisë civile dhe ambientalistëve që kundërshtojnë ndërhyrjet në mjedis duke kërkuar paprekshmërinë e kësaj zone natyrore ende të pacenuar nga dora e njeriut.
E fshehur mes maleve, në këtë klimë të ashpër ku bora shkrin vonë, me florë e faunë të shumëllojshme e të pakrahasueshme me asnjë zonë tjetër, e pasur me ujë e monumente historike, Zagoria është pak ose aspak e njohur për shqiptarët, që turizmin e kërkojnë jashtë kufijve të vendit, por është shumë e njohur për të huajt që janë shijues të rregullt të bukurive të saj të jashtëzakonshme. E vetmja pikëpyetje në këtë rast, është se sa mund të bashkëjetojë turizmi me projektet industriale?
Protestat dhe kundërshtitë e banorëve të zonës së Zagorisë për zbatimin e një projekti që u hapte rrugë kërkimeve për naftë në këtë zonë, të shpallur tashmë si park natyror kombëtar sollën tërheqjen e kompanisë dhe të qeverisë paraditen e 24 janarit, kur në një postim në Twitter kryeministri Edi Rama tha se: “Nuk bën vaki që të lejojmë shpime naftëkërkuese në Zagorinë që e kemi shpallur Park Kombëtar”, por kjo nuk largoi hijen e dyshimit dhe frikës për të nesërmen.
Zagoria është ende një ndër ato ta pakta zona ku natyra dhe historia shpalosen me të gjithë bukuritë e veta. Projektet e fundit ku përfshihet një ndër shoqëritë më të rëndësishme energjitike naftënxjerrëse në botë, prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe Parkun Natyror të Zagorisë duke vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij. Park kombëtar natyror apo zonë naftënxjerrëse? Si e duam Zagorinë?