Mësoni çfarë ndodh brenda trupit të njeriut gjatë seksit
Faza e parë: Eksitimi
Fillimisht ndodhin ndryshime fizike, për mashkullin penisi dhe ndoshta thimthat fillojnë të erektohen, ndërsa te gruaja, vagjina fillon të zgjatet dhe lubrifikohet.
Veç kësaj, për të dy gjinitë ritmi i zemrës, shtypja e gjakut dhe frymëmarrje përshpejtohen.
Faza e dytë: “Rrafshnalta”
Ndryshimet fizike vazhdojnë të ndodhin.
Dy partnerët përjetojnë frymëmarrje të rëndë, puls të ngritur dhe spazma në muskuj.
Gjithashtu, ndryshime do të ndodhin edhe në ngjyrën e buzëve vagjinale të femrës, ndërsa te meshkujt testikujt do të ngrihen kur penisi i tij është plotësisht i erektuar.
Faza e tretë: Orgazma
Nga katër fazat, kjo është më e shkurtra.
Mashkulli ejakulon dhe vagjina e femrës dhe mitra tensionohen.
Vlen të ceket se femrat zakonisht nuk e arrijnë orgazmën po aq shpejt sa meshkujt.
Faza e katërt: Rikthimi
Faza e katërt parasheh prapë ndryshimin fizik, ku në fakt gjërat kthehen në gjendjen normale, siç ishin para seksit dhe paralojës.