Mësuesi i Matematikës, ‘këshilltar për një ditë’ i Bledi Çuçit

Arbër Halili, fituesi i garës “Këshilltarë për 1 ditë” në qarkun e Gjirokastrës u takua dje me kandidatin e tij të preferuar Bledi Çuçin. Gjatë takimit Arbëri pati mundësinë ti prezantonte kandidatit Çuçi vizionin e tij për reformat që mund të ndërmerren për përmirësimin e qytetit të Gjirokastrës.
Sygjerimet e tij kishin të bënin me disa aspekte të rëndësishme të jetës në qytetin e Gjirokastrës duke filluar së pari me zhvillimin e kinemasë së qytetit, e cila mungon prej vitesh. Madje, ka propozuar shfaqjen e filmave të rinj dhe klasik, filma të cilat publiku gjirokastrit i njeh, i kujton me nostalgji dhe i do. Në vijim ka theksuar se ky zhvillim i kinemasë mund të realizohet falë bashkëpunimit midis bashkisë dhe ambasadave përkatëse për të realizuar javën e filmit italian, francez, britanik, polak, çek etj.
Sygjerimi i dytë kishte të bënte me realizimin e aktiviteteve rinore si: këndi i lojërave, kurse sportive, kurset e shahut, kurse për instrumentet muzikore dhe kursi i këngës polifonike, e cila është pjesë speciale e identitetit gjirokastrit. Kjo do të sillte afirimin e potencialit muzikor të Gjirokastrës, si dhe inkurajimin për të krijuar grupe muzikore.
Arbëri është me profesion mësues dhe gjatë takimeve elektorale që shoqëroi kandidatin tha se Partia Socialiste u ktheu dinjitetin mësuesve duke mundësuar punësimin në bazë të meritokaracisë.
Ai u shpall fitues i garës “Këshilltarë për 1 ditë”, garë e cila u zhvillua në fillim të muajit, ku simpatizantët u ftuan të bënin sygjerimet e tyre konkrete për kandidatin e preferuar të zonës