Mësuesja që rrahu nxënësin: Më prishi mësimin
Mësuesja që u bë e njohur në mbarë Shqipërinë, pasi u filmua duke rrahur një fëmijë, ka deklaruar në polici se nxënësi po i bënte zhurmë.
Mësuesja Suela Piranaj jepte mësim në shkollën 9- vjeçare “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe. Drejtori i shkollës thotë se ajo është një mësuese model. Prindërit e fëmijës 13 vjeç nuk kanë bërë denoncim për mësuesen.
Megjithatë policia i ka komunikuar akuzën “shpërdorim i detyrës” dhe ndaj saj ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Ndërkohë babai i mësueses, Muhedin Piranaj thotë se ky është një montazh. Ai thotë për GSH se e bija vetëm sa i ka bërtitur nxënësit.
“Vajza ime ka qenë gjithnjë e përkushtuar. Ajo video është e montuar nga persona që janë specialistë,” tha ai. Piranaj tha se nxënësi ka deklaruar në polici se mësuesja e ka goditur.