Ministri i Brendshëm takim në Gjirokastër me drejtuesit e policisë
November 20, 2018

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme po zhvillon një takim me Policinë e Gjirokastrës. Për Sandër Lleshajn, kjo është mbledhja e tij e parë me strukturat e këtij qarku.
Ministri i Brendshëm fillimisht realizoi një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të vijuar më pas me strukturat e policisë në Shkodër, Elbasan dhe në Lezhë.
Vizita në Shkodër e Sandër Lleshajt, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere. Takimi i Lleshajt në Gjirokastër është i pesti në axhendën e tij.