Ministri i Shëndetësisë vizitë në Libohovë, inagurohen dy kabinete të kontrollit mjekësor falas
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj zhvilloi një takim në qendrën shëndetësore “Llukman Hasani” të Libohovës. I shoqëruar edhe nga zëvendësministri Klodian Rrjepaj, ata asistuan në fillimin nga puna të dy kabineteve të kontrollit bazë mjekësor falas në këtë qendër. Kontrolli falas ofrohet për qytetarët e moshës 40 deri në 65 vjeç. Këto dy kabinete në Libohovë, i shtohen edhe 19 të tjerëve në rrethin e Gjirokastrës. Në takimin me personelin e kësaj qendre, Beqaj i garantoi ata për mbështetje të vazhdueshme edhe me investime të tjera. Ai ndau me mjekët dhe infermierët, arritjet e deritanishme në reformën shëndetësore, ku vuri theksin te ulja e madhe që kanë pësuar çmimet e barnave dhe ofrimi i shërbimit shëndetësor falas për grupmoshën 45-65 vjeç. E pranishme në takim ishte edhe mjekja Luiza Mandi, e cila është kandidate e së majtës për Bashkinë Libohovë.