Ministri Koka në Gjirokastër: Brenda një viti përfundon projekti për landfillin
June 8, 2015
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ishte sot në Gjirokastër për të prezantuar projektin e një landfilli të ri. Gjatë fjalës së tij Koka premtoi se ky projekt do të përfundojë brenda vitit që vjen. Gjithashtu ai pohoi se ka nisur puna për mbledhjen e informacionit për ndotjen e lumenjve.
Koka shoqërohej në këtë takim edhe nga kryebashkiaku aktual i Gjirokastrës, Flamur Bime, deputeti Vangjel Tavo dhe kandidatja e koalicionit të majtë për Gjirokastrën, Zamira Rami, për të cilën ministri i Mjedisit shprehur mbështetje.