Miratohet stema e re e Bashkisë Libohovë
March 17, 2016
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Libohovës është miratuar stema e re bashkisë. Pas disa modeleve të paraqitura, në fund këshilltarët votuan me 7 votra pro dhe 3 kundër stemën e paraqitur nga Bexhet Çobani. Kjo stemë përmban elementët e mëposhtëm
- Tre Kalatë e zonës (Libohovë, Melan dhe Labovë)
- Libri me pendë që simbolizon traditën arsimdashëse ndër shekuj në Libohovë e Zagorie
- Vargmalet, burimet ujore dhe gjethet e rrapit
- Porta në qendër simbolizon familjet e mëdha libohovite që kanë qeverisur Vilajetin e Janinës
- Kulla e Sahatit
Më tej gjatë mbledhjes u bë edhe zëvendsimi i mandatit të Arben Kuros me Lorenc Kataron, si dhe u miratua rregullorja e re e Këshillit Bashkiak sipas ligjit të ri.