Mjekë, infermierë e farmacistë, dalin datat e provimit të shtetit
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka përcaktuar datat, në të cilat do të zhvillohet provimi i shtetit për profesionet e shëndetësisë, e më konkretisht për: farmacistët, stomatologët, mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit, imazheristët, logopedistët, mamitë dhe fizioterapistët. Të parët që do të hapin sezonin e dhjetorit për këto profesione janë farmacistët, të cilët do të futen në provim në datat 10 dhe 11 dhjetor, ndërsa pas tyre renditen stomatologët, për të cilët si datë provimi është caktuar 12 dhjetori.
Mjekët do të testohen në datën 15.12.2014, ndërkohë që për shkak të numrit më të lartë të kandidatëve, nënprofesioni i infermierit është ndarë në 6 data të ndryshme, e përkatësisht në 16, 17, 18, 19, 22 dhe 23 dhjetor. Ma-mitë dhe fizioterapistët do të futen në provim shteti në datën 24.12.2014, ndërsa ata që do të mbyllin sezonin e dhjetorit janë teknikët e laboratorit, imazheristët dhe logopedistët, të cilët do të testohen në datën 26 dhjetor.
Ashtu si zakonisht, provimi i shtetit zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, me adresë: Rruga: “Naim Fra-shëri”, Nr. 37, Tiranë, ndër-kohë që kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta para orarit të caktuar. Profesionet e rregulluara, ku ndër të tjera bëjnë pjesë dhe mjekët, stomatologët e mësuesit, kanë të drejtë ta japin Provimin e Shtetit deri në 5 herë. Ndërkohë që, nëse ai nuk kalohet me sukses, këta profesionistë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin. Ndërkaq, sa i takon tarifës që duhet të paguajnë kandidatët fillestarë, ajo kap vlerën e 10000 lekëve, ndër-kohë që në çdo rast për-sëritës ajo shtohet me 2500 lekë. Kjo do të thotë se, kandidatët që futen për herë të pestë në Provimin e Shtetit duhet të paguajnë 20 mijë lekë./BW