Mjekët kundër testimit, protestë në spitalin e Gjirokastrës
February 16, 2015
![1471269_1382238872020859_1913196968_n](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/02/1471269_1382238872020859_1913196968_n-300x247.jpg)
Protestë u zhvillua edhe nga mjeket e spitalit rajonal “Omer Nishani” ne Gjirokaster. Ndërkaq mjeket sot kane dale edhe me kerkesa te tjera vec kundershtimit te testimit nga ana e Ministrise se Shendetesise.
Unioni i Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare, bën me dije se kërkojnë respektim të autonomisë së profesioneve të rregulluar me ligj, përmirësim të kushteve të punës, ilaçe, ambiente, mjete të punës, aparatura bashkëkohore si dhe rritje të shkallës së sigurisë në mjediset shëndetësore.
Ata duan qe Shefat e Sherbimit t’i zgjedhin vete bluzat e bardha, jo ministria, ndersa jane shprehur edhe per paga me te larta.