Monika Kryemadhi takim në Gjirokastër: Ne jemi shpresa, duhet të përmbysim regjimin e Ramës (VIDEO)
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protesta. Sipas saj studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare dhe ka ardhur kohë të përmbyset ky regjim.
Kryemadhi: Kjo protestë ishte e domosdoshme për të filluar shumë kohë më përpara. Studentët shqiptarë i dhanë një mësim politikës shqiptare, i dhanë një mësim për ti treguar që nëse ju politikanët nuk do të reagoni, do të reagojmë ne rinia shqiptare. Qurraviten nëpër konferenca shtypi sikur iu dhemb barku dhe zemra për studentët shqiptarë. Nuk pranojnë t’iu japin studentëve shqiptarë 70 milionë euro, për 140 mijë studentë, pra nga buxheti i shtetit. Ka ardhur koha sot për ta përmbysur sot këtë regjim kriminal, i cili vetëm varfëron shqiptarët, vetëm i nënshtron ata dhe vetëm po i shpërngul të rinjtë e të rejat nga Shqipëria. Prandaj ju bëj thirrje sot të mos ndaloni.
Sikur 10 minuta në ditë, vetëm ti kujtoni shqiptarëve për premtimet e pambajtura të sekteve të Rilindjes, do të jenë mjaftueshme që jo për një muaj, por as për 24 orë nuk mund të qëndrojë dot në këmbë ky kryeministër që mashtron në ditën me diell shqiptarët.
Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Gjirokastër, Kryemadhi u shpreh se njerëzit vërtet janë të varfër, po janë të fortë për të protestuar.
Kryemadhi: Unë mendoj që të gjithë së bashku me grupin e deputetëve, me strukturat e partisë, kudo që jemi të mos ndalojmë asnjë sekondë. E di që është pak e vështirë, sepse njerëzit janë shumë më të varfër seç kanë qenë para 5 vitesh, njerëzit janë shumë më të nënshtruar se sa kanë qenë përpara 5 vitesh, por unë mendoj që shpirtërisht njerëzit janë shumë më të fortë për të protestuar dhe për ta ndryshuar këtë realitet. Ka ardhur koha sot për ta përmbysur sot këtë regjim kriminal, i cili vetëm varfëron shqiptarët, vetëm i nënshtron ata dhe vetëm po i shpërngul të rinjtë e të rejat nga Shqipëria.