Moratorium për pyjet, ndalohet prerja për 10 vjet
September 28, 2015
Moratorium 10-vjeçar për prerjen e pyjeve dhe kalimi i tyre nën administrimin e pushtetit vendor.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se shumë shpejt do të miratohet projektligji i ri.
Ai beri e ditur se ne parlament do të kalojë edhe amendamenti i posaçëm per krimin mjedisor dhe ndëshkimet për çdo shkelje.
Ministri Koka prezantoi dhe një aplikacion te posaçëm qe u jep mundësi qytetareve te denoncojnë rastet e shkeljes se ligjit mjedisor.
Ai tha se çdokush duhet te bashkëpunoje, pasi është shume e vështirë qe nje inspektor te mbikëqyre pyjet.