Moratoriumi për gjuetinë nuk po respektohet në Gjirokastër
Kur mbeten edhe 7 muaj nga përfundimi i moratoriumit për gjuetinë, autoritetet në Gjirokastër japin alarmin për shklejen e tij. Ndër personat e penalizuar për mosrespektim të moratoriumit është edhe një anëtar I Shoqatës së Gjuetarëve.
Moratoriumi për gjuetinë nuk po respektohet në Gjirokastër. Alarmi jepet nga shoqata e gjuetarëve, ndërsa policia në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit kanë penalizuar me gjoba tre persona, mes të cilëve dhe një anëtar i Shoqatës së Gjuetisë. Problem mbetet evidentimi i shkeljeve në zonat e thella malore.
Drejtuesit e shoqatës pranojnë se moratorium nuk është zbatuar, por efektet edhe pse të pakta janë ndjerë.
Kështu numri i kafshëve të egra në qarkun e Gjirokastrës është rritur me rreth 20-30%. ndaj drejtuesit e shoqatës së Gjahtarëve kërkojnë për zbatimin e moratoriumit që përfundon në 25 mars 2016./ora news