Mos e hapni telefonin sapo të bjerë zilja, shkakton kancer
December 15, 2015
Shkencëtarët pohojnë se valët elektromagnetike të përhapura nga telefonat celularë, rrjetet jokabllore të internetit, laptopët dhe tablotë ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.
Valët e përhapura nxisin sëmundje të ndryshme përfshirë këtu dhe kancerin. Megjithëse jeta jonë është lehtësuar shumë, teknologjia e zhvilluar pra ndikon negativisht në shëndetin e njeriut si pasojë e dallgëve të përhapura nga pajisjet elektronike. Studiuesit kanë zhvilluar studime edhe mbi lëngun e placentës, ku fëmija qëndron në barkun e nënës. Ata kanë arritur në përfundimin se ka dëmtime në kromozomet e sapokrijuara. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjeve në krye të të cilave radhitet kanceri. Përdorimi për më shumë se 10 vjet i telefonit apo ekspozimi ndaj fushës magnetike për një kohë të gjatë nxit kancerin dhe rrit mundësinë e prekjes nga ai. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla që janë shumë të dobishme.
– Kujdes me rastin e blerjes së telefonit: Çrregullimet e shfaqura në kromozome mund të kalojnë nga njëri brez në tjetrin me anë të gjeneve. Gjatë blerjes së telefonave duhet kontrolluar vlera e fuqisë tërheqëse nga stacioni bazë apo sateliti. Të mësuarit se sa është vlera e kësaj fuqie është shumë e rëndësishme në qoftë se dëshironi të mos keni probleme me shëndetin.
– Mos e hapni telefonin sapo të cingërojë: Telefonat celularë janë mjetet më të prekura nga fushat magnetike. Në zilen e parë fusha magnetike është më e fortë dhe e ngarkuar. Për këtë arsye specialistët na këshillojnë të mos e hapim telefonin menjëherë në zilen e parë, pra sapo të cingërojë.