Mos kujtoni se iku dimri! I ftohti po vjen sërish
Mëngjesin e së dielës, janë rikthyer sërish reshjet e borës verilindje të vendit. Ne Dibër dhe Bulqizë bora ka zbardhur sërish vendin, madje për orë të tëra ajo ka rënë me intensitet. Në zonat e thella dhe në lartesinë mbi 800 metra, trashesia arrin deri ne 20 centimetra. Deri tani nuk raportohen probleme ne qarkullim, apo emergjenca shëndetësore.
Shërbimi meteorologjik njofton ndërkohë se edhe në ditët në vijon do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave. Në javën që vjen parshsikohet që nga e hëna deti të mërkurën të mos mungojnë reshjet e shiut dhe të borës në zonat malore. Dita më e ftohtë e javës do të jetë pikërisht dita e mërkurë ku temperaturat maksimale të mos jenë më të larta se 3 gradë celsius ndërsa ato minimale afër zeros. Dita e enjte parashikohet të ketë mot të kthjellët por fundjava e ardhshme do të sjellë sërish reshjet.