Moti i keq, Bashkia Gjirokastër jep alarmin: Rrezikon shembjen pallati dhe tre godina të tjera të banuara
February 4, 2018
Në Prefekturën Gjirokastër është zhvilluar sontë në orët e vona një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën emergjente që është krijuar nga përmbytjet.
Gjendja është kritike në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ku nuk rrezikon shembjen vetëm një pallat 8 katësh, por edhe tre godina të tjera të banuara.
Këtë e thotë Bashkia Gjirokastër në një shkresë që i drejtohet Emergjencave Civile, ku i kërkon kryerjen e një studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike për kodrën ku janë ndërtuar objektet. 24 familjet e pallatit janë evakuuar, ndërsa policia ka bërë bllokimin e zonës.