Moti i keq, Lunxhëria pa energji elektrike
November 30, 2017

Ndonëse moti i keq ka ‘mbërthyer’ Gjirokastrën që prej mesditës së sotme, për fat të mirë furnizimi me energji elektrike nuk ka munguar. Përjashtim bën vetëm zona e Lunxhërisë. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se teknikët e OSHEE Gjirokastër nuk mund të ndërhyjnë për të rregulluar defektet pasi shtyllat janë në zonën e përmbytur nga Aznaku, kanal drenazhues. Sapo niveli i ujit të ulet, do të fillojë puna për të rikthyer furnizimin me energji. Më herët gjatë pasdites pati ndërprerje të përkohshme në lagjen ‘Zinxhira’, ‘Cfakë’ dhe Dunavat, por defekti u riparua shpejt.