Moti i keq, përroi i Sopotit vërshon mbi Lazarat
December 26, 2021

Reshjet e shiut që kanë Gjirokastrën mbrëmjen e djeshme kanë sjellë problematikat e para. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve nga ana tjetër e rrugës. Ndërkohë, prurjet me intensitet të përroit kanë shkaktuar erozion duke rrezikuar muret rrethuese të banesave të zonës. Autoritetet lokale janë vënë në dijen të kësaj situate dhe po ndërhyjnë për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës në Lazarat.