Moti i keq, probleme në furnzimin me energji në Libohovë, Lazarat, Lunxhëri e Zagorie
January 6, 2016
Për shkak të motit të keq gjatë 24 orëve të fundit shumë zona të vendit janë pa energji elektrike.
Sipas njoftimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), gati në gjysmën e vendit janë raportuar ndërprerje të energjisë.
Ndërkohë për qarkun Gjirokastër, ka pasur probleme në Libohovë, Lazarat, Lunxhëri e Zagorie.
Energjia është ndërprerë vazhdimisht pothuajse gjatë gjithë ditës. Sipas OSHEE-së nga reshjet e shumta të shiut e dëborës janë dëmtuar linjat e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike duke sjellë errësirë në disa zona të vendit.
Në gjendje gadishmërie janë rreth 1800 punonjës kësaj kompanie, që po punojnë për rikthimin e energjisë në të gjithë vendin.