Moti i keq ‘pushton’ jugun, fshatra të bllokuar në qarkun Gjirokastër
January 4, 2019

Krahas motit të keq në zonat malore të vendit, situata me mot të ftohtë dhe me borë vijon të jetë prezente edhe në jug. Trashësia e borës në Tepelenë arrin në 30 centimetër, ndërsa në Kurvelesh raportohet se rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë.
Moti i keq gjithashtu është prezent edhe në Memaliaj, ndërkohë mësohet se është zhbllokuar rruga në njësinë Buzë, e cila ishte e bllokuar pas reshjeve të borës.
Në Frashër të Përmetit gjendja është përmirësuar dhe makinat lëvizin vetëm me zinxhirë. Në Zagorie të Libohovës situata paraqitet më pak problematike dhe kalimet e mjeteve kryhen duke përdorur zinxhirët. Ndërkaq në Gjirokastër nga reshjet e dëborës është bllokuar aksi Taroninë- Fushëbardhë si dhe segmenti Rehovë-Golem.