Mungesa e energjisë, OSHEE Gjirokastër i përgjigjet ‘qytetarit dixhital’ nga Lazarati. Tritan Shehu ‘vë kujën’: Diskriminim nga qeveria…
OSHEE Gjirokastër ka reguar pasi një banor i Lazaratit denoncoi te ish-kryeministri Berisha për mungesën e energjisë elektrike prej katër ditësh. Sipas OSHEE, banorët e Lazaratit kanë dy ditë pa drita, për shkak të rrëzimit të shtyllave si pasojë e përmbytjeve. Elektriçistët sot e kanë pasur të pamundur të rregullonin defektin. Një prej shtyllave të rrëzuara u zëvendësua sot me një të re, por shtylla u mor sërish nga rrjedhja e lumit, prandaj u la që të bjerë niveli i ujit pastaj të ndërhyhet sërish. Dy ditë më parë u stakua energjia për shkak të përmbytjes së nënstacionit, sqaron OSHEE Gjirokastër. Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehut. Sipas tij Lazarati dhe gjithë qarku Gjirokastër po diskriminohen nga qeveria, për t’i detyruar banorët që të largohen.
©ArgjiroLajm.net