Mungesa e etikës me qytetarët, masë disiplinore për 4 policë në Gjirokastër

11027_841024275947733_4959832060089622209_n

Ministria e Punëve të Brendshme i ka kushtuar një rëndësi të veçantë mirëfunksionimit të numrit 129 dhe komunikimit sa më korrekt e në mënyrë të kulturuar të punonjësve të policisë me detyra në sallat e drejtimit. Në të gjitha rastet që janë shfaqur mangësi apo shkelje të urdhërave të brendshëm për funksionimin e numrit 129 janë marrë edhe masat përkatëse.

Kështu pas një inspektimi të kryer në muajin tetor nga Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm të Ministrit të Brendshëm është vërejtur se disa punonjës policie me detyrë në sallat operative të drejtimit në të gjithë vendin nuk kanë zbatuar metodologjinë e komunikimit me qytetarët në numrin e telefonit 129. Më konkretisht, nuk kanë përdorur shprehjen e përcaktuar në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm në përgjigjen ndaj qytetarëve që telefononin në numrin 129.

Shprehja e detyruar është “Policia e Shtetit Tiranë (rrethi përkatës), si mund t’iu ndihmojmë”, ndërsa efektivët e policisë përgjigjeshin me “Alo”, “Urdhëro” etj.

Bazuar mbi rezultatet e inspektimit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka dhënë masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 46 punonjës policie me detyrë në sallat operative. Per Drejtorine e Policisë Qarku Gjirokastër janë marrë masa disiplinore ndaj 4 policëve. Sipas qarqeve jane marre keto masa.

  1. Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër 5 punonjës policie
  2. Drejtoria e Policisë Qarku Lezhë 3          “
  3. Drejtoria e Policisë Qarku Dibër 5          “
  4. Drejtoria e Policisë Qarku Durrës 3          “
  5. Drejtoria e Policisë Qarku Fier 4          “
  6. Drejtoria e Policisë Qarku Elbasan 4          “
  7. Drejtoria e Policisë Qarku Berat 2          “
  8. Drejtoria e Policisë Qarku Korçë 5          “
  9. Drejtoria e Policisë Qarku Kukës 3          “
  10. Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë 6          “
  11. Drejtoria e Policisë Qarku Gjirokastër 4          “
  12. Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë 2