Mungesa e klasave, nxënësit e liceut të Gjirokastrës bëjnë mësim në korridor
Mungesa e ambienteve për zhvillimin normal të procesit mësimor është një problematikë që shoqëron prej vitesh shkollën e mesme artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër. Nxënësit janë të detyruar të studiojnë në klasa kolektive dhe kudo ku gjenden hapësira të lira por edhe në korridor apo në oborrin e shkollës.
“S’kemi klasa. Të zhvillosh mësimin në korridor është e papranueshme. Ata që janë më lart duhet ta marrin seriozisht këtë problem” apelon një mësues.
Mësues dhe nxënës të lodhur nga neglizhenca apelojnë për më shumë vëmendje nga autoritetet. Para viteve ’90 Shkolla e mesme artistike ishte nje nga institucionet më me traditë në Gjirokastër, por gjatë tranzicionit ajo u mbyll prej rënies së interesit jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga autoritetet. Ndërsa rimëkëmbja e saj rifilloi rreth 5 vite më parë./OraNews