Nardi Hide: Dy personazhet që kemi përballë mund të kenë lidhje me gjithçka, por jo me punën për Libohovën
Nga Leonard Hide
Me kryeministrin Rama dhe skuadrën socialiste të qarkut Gjirokastër në një takim që do të mbahet mend gjatë. Faleminderit me zemër libohovitëve, nepravishnjotëve, zagoritëve, labovitëve, suhotëve e kujtdo tjetër që ishte në atë shesh.
I bindur që në 14 maj do të jemi shumë më shumë për të vendosur me votë për të mos u kthyer më kurrë mbrapa. Përpara është drejtimi nga duhet të shkojmë.
Ata që kemi përballë mund të kenë lidhje me gjithçka, por jo me punën. Kurrë nuk i thanë punës mbarë në Libohovë kur i kishin të gjitha mundësitë për të lënë gjurmë. Tani po të njëjtët personazhe që kanë ndërruar vendin me njëri-tjetrin janë rikthyer sërish dhe kërkojnë të mbajnë peng Libohovën në emër të luftës politike me qeverinë.
Asnjë të mirë nuk i sjell kjo dyshe Libohovës. Askush nuk i pret, askush nuk ua hap derën. Nuk dinë dhe as nuk duan të punojnë për ju. Do të shkojmë përpara me Partinë Socialiste për të mos humbur më kohë, por të nisim së bashku zbatimin e Projektit të Ri për Libohovën.