Nardi Hide me kuzhinierin e njohur: Shembull frymëzimi për të rinjtë që duan të mëzojnë këtë zanat e të kenë këtu një të ardhme të sigurt
Kandidati i PS-së për kryetar bashkie në Libohovë, Leonard Hide, ka publikuar fotot e një takimi që ka zhilluar me kuzhinierin e njohur, Sedat Ismailati. Ai thotë se pas 14 majit kur të zgjidhet krye të Libohovës do të mbështesë iniciativat private që zhvillojnë turizmin e sjellin vizitorë në Libohovë.
“Java nis me një bisedë të bukur me Sedat Ismailatin, mjeshtri i kuzhinës libohovite me kaq shumë përvojë e pasion për punën që bën e që është shndërruar prej vitesh në një pikë referimi për këdo që ndodhet në jug të vendit e do të shijojë gatimet më të mira tradicionale. Është gjithashtu një frymëzim për të rinjtë e jo vetëm që duan të mësojnë këtë zanat e me punë të përditshme të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurt në vend që të largohen. Pas 14 majit kur të marr detyrën si kryebashkiak i Libohovës do të mbështes çdo iniciativë për të pasur mjeshtra të tjerë si Sedati në Libohovë, Nepravishtë, Labovë, Zagori e gjetkë. Kështu sjellim më shumë vizitorë në Libohovë, kështu shtojmë vendet e punës e zhvillojmë ekonominë tonë”, shkruan Hide në faqen e tij në Facebook.