Nardi Hide në Labovë, jep lajmin e mirë: Asfaltohet segmenti i mbetur i rrugës. PD pati qeverinë e bashkinë dhe nuk nguli asnjë gozhdë për këtë fshat
Leonard Hide, kandidati i PS për Bashkinë Libohovë ka vijuar takimet me banorët në fshatrat Labovë e Kryqit e Labovë e Sipërme. Hide ka dhënë lajmin e mirë për asflatimin e rrugës së mbetur nga lagjja “Teqe Fushë” deri në segmentin që nis rruga e fshatit Labovë. Kjo rrugë kompleton me asflat të gjithë segmenin që të con në fshatin i cili tashmë është një destinacion për turistët vendas e të huaj. Kandidati i PS përsërit apelin se kthimi mbrapsht te Partia Demokratike do të ishte fatal për Labovën dhe Libohovën. Ja çfarë shkruan Hide në faqen e tij në Facebook.
Rikthehemi faqebardhë e me kokën lart në Labovë, fshati i rilindur e me perspektivë krejt të re për zhvillimin e agroturizmit pasi Qeveria rikonstruktoi rrugën dhe kishën. Nëse këto investime nuk do të ishin kryer, me siguri që as sipërmarrjet private në bujtina e restorante s’do të kishin nisur e as banorët këtu nuk do të tregtonin më lehtë prodhimet e tyre.
Ndava gjithashtu me banorët lajmin e mirë se brenda disa javësh do të asfaltohet edhe segmenti i mbetur që lidhet me rrugën e fshatit. Labova është sot një shembull domethënës i jetësimit të vizionit tonë për zhvillimin e fshatit.
Ata që sot kërkojnë votën tuaj, e patën edhe bashkinë edhe Qeverinë me vete e nuk ngulën dot një gozhdë për Labovën. Kisha lëngonte prej vitesh dhe rruga ishte si mos më keq. Prandaj kthimi prapa në modelin e tyre do të ishte fatal. PD pa çati e pa katandi, pa din e pa iman nuk mund të bëjë asgjë për Labovën e as për Libohovën jo e jo.
Pas 14 majit do të punojmë së bashku për të çuar përpara shumë punë të tjera që presin, si rruga që lidh Labovën e Kryqit me Labovën e Sipërme dhe ndërhyrje të tjera të domosdoshme për banorët dhe turistët e këtyre fshatrave. #ProjektiRiPërLibohovën #MePartinëSocialiste #MeNardin