Nardi Hide: PD në 8 vite nuk bëri asgjë për Libohovën. Tani janë rikthyer duke ndryshuar vendet për ta përdorur bashkinë si borderonë e tyre personale. Kurrë më!
Mirela Kumbaro dhe Leonard Hide kanë zhvilluar një takim me kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak të Libohovës dhe strukturat e PS. Hide thotë se ata që kemi përballë s’kanë asnjë provë të punëve dhe asnjë model se mund të bëjnë më mirë në Libohovë.
“E patën mundësinë për 8 vite dhe nuk bënë asgjë, asgjë! Tani janë rikthyer sërish duke ndryshuar vendet për ta përdorur bashkinë si borderonë e tyre personale. Kurrë më!”, shkruan Hide.
Më poshtë reagimi i tij i plotë.
Me skuadrën e Partisë Socialiste në Libohovë dhe kandidatët tanë për Këshillin Bashkiak patëm një takim shumë të mirë për detyrat që ka gjithsecili në këtë rrugëtim prej të cilit ne do të dalim faqebardhë. Të mbledhim çdo votë, të shtojmë radhët tona me të njohur, të afërm e miq në çdo lagje në çdo fshat të bashkisë sonë, për të mos lejuar kthimin mbrapa të Libohovës.
Nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të ecim përpara për punë të tjera të mira, për më shumë investime dhe për të qenë në shërbim të njerëzve. Të shfrytëzojmë çdo ditë mbetur deri në 14 maj për të shkuar derë më derë e për të folur me të gjithë. Ne nuk nuk jemi të rënë nga qielli e as kemi shkopin magjik, por kemi provën e punëve që flasin vetë në Libohovë.
Ata që kemi përballë s’kanë asnjë provë, asnjë model se mund ta bëjnë më mirë për Libohovën. E patën mundësinë për 8 vite dhe nuk bënë asgjë, asgjë! Tani janë rikthyer sërish duke ndryshuar vendet për ta përdorur bashkinë si borderonë e tyre personale. Kurrë më!
#𝗣𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝗥𝗶𝗣𝗲̈𝗿𝗟𝗶𝗯𝗼𝗵𝗼𝘃𝗲̈𝗻📍 #𝗠𝗲𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝗻𝗲̈𝗦𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲🌹 #𝗠𝗲𝗡𝗮𝗿𝗱𝗶𝗻🤝