Ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska
Është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska. Aktori ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kujovska kishte pak kohë që ishte kthyer nga Itali, pasi kishte shkuar aty për trajtim mjekësor.
Fadil Kujovska ka lindur më 14 shkurt 1951 në Tiranë. Ai i kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar.
Ja filmat e Fadil Kujovskës
Filumena Marturano – (2009) teatër
Trapi i vjeter – (2005)
Parullat – (2001)në rolin e Pashkut
Borxhliu – (1998)
Kolonel Bunker -(1998)
Pak freskët sonte – (1994) në rolin e kinezit
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi
Historiani dhe kameleonët – (1989)
Shkëlqimi i përkohëshëm – (1988)
Tela për violinë – (1987)
Dy herë mat – (1986). Në rolin e Cukut
Kush vdes në këmbë-(1984)
Duaje emrin tënd-(1984) në rolin e .llogaritarit
Dasma e shtyrë – (1984)
Dita e parë e emrimit – (1981) në rolin e Shoferit
Agimet e stinës së madhe – (1981) në rolin Mehill Bani, tekniku i urës.