Ndahet nga jeta piktori gjirokastrit Thimjo Fili
June 17, 2016
Piktori i njohur gjirokastrit Thimjo Fili u nda sot nga jeta në moshën 62-vjeçare.
Ai është autor i 8 ekspozitave. E fundit me rreth 50 piktura, kryesisht peisazhe të Gjirokastrës u prezantua vitin e kaluar.
Thimjo Fili përfundoi studimet në Liceun Artistik të Tiranës në vitin 1974. Profesionin e piktorit nisi ta ushtronte pas vitit 1990.
Në vitin 2008 ai u emërua drejtor i Qendrës Kulturore pranë Bashkisë Gjirokastër dhe më pas drejtor i teatrit “Zihni Sako”. Prej një viti Fili ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.