Ndalen 31 sirianë në Kakavijë, kishin paguar nga 50 euro secili te trafikantët shqiptarë
January 5, 2015
Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur ndalimin e 31 shtetasve sirianë, të cilët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Mësohet se policia ka ndërmarrë dy operacione mëngjesin e sotëm, gjatë të cilave janë ndaluar 31 shtetasit sirianë, si dhe dy shtetas shqiptarë.
Në këtë kuadër janë arrestuar shtetasit M. Lala dhe K. Aliaj nga Tepelena, të cilët janë kapur në afërsi të vijës së kufirit duke ndihmuar 11 klandestinë, kundrejt vlerës 50 euro për secilin. Në operacionin e dytë janë kapur 20 shtetas sirianë afër Mullirit të Vjetër poshtë Kakavijës.