Ndalohen në Lazarat 4 klandestinë nga Iraku, në Grapsh ndalohen 2 nga Siria
November 20, 2017

Policia Kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar një ditë më parë 6 klandestinë të huaj. Dy shtetas sirianë janë kapur vendin e quajtur kthesa e Grapshit në Dropull, ndërsa 4 shtetas nga Iraku janë kapur në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit. Policia thotë se dy shtetasit nga Siria kërkuan azil në Shqipëri, ndërsa irakenët deportuan sërish drejt Greqisë.