Ndarja e re, ja cilat vende pune do shkurtohen

Protestat dhe kundërshtitë për reformën territoriale dhe administrative, ndoshta mund të quhen të justifikuara vetëm për një kategori njerëzish: nëpunësit e bashkive dhe komunave. Me ndarjen e re, shumë prej vendeve të tyre të punës do të shkurtohen pasi llogjikisht do të kemi 312 njësi vendore më pak.
Sipas asaj që shkruante një ditë më parë gazeta “Shqip”, pritet që të shkurtohen 80% e punonjësve të njësive vendore. Qëllimi është që nga kjo ndarje të kursehen 30 deri në 60 milionë euro që shkonin për rrogat dhe shpenzimet e tjera të këtyre njësive. Pritet të ketë edhe vende të reja pune në njësitë e reja që do të fuqizohen.
Shkurtimet e pritshme
312 kryetarë njësish vendore
312 nënkryetarë njësish vendore
312 sekretarë të kryetarëve
312 sekretarë të këshillave
50% e 6 500 këshilltarëve
80% e 4500 punonjësve të administratës së 312 njësive
Vendet që nuk preken
Gjendja civile
Shpërndarja e ndihmës ekonomike
Mbledhja e taksave
Inspektimi i territorit
Mirëmbajtja dhe grumbullimi i tarifave për shërbimin e Ujësjellës-Kanalizime
E thënë më shkurt, kjo ndarje e re administrative është thjesht një kryetar më pak, një nënkryetar më pak, ca këshilltarë më pak. Kaq! Njerëzit nuk humbasin shërbimet bazë, të cilat do të vazhdojnë t’i kenë aty ku i kanë pasur. Ca kryetarë më pak do na bënin mirë të gjithëve, do kursenin shumë para publike që shkojnë për rrogat e tyre. Për të mos përmendur më pas që një pjesë e tyre janë ku thërret qameti, si në formimin profesional, ashtu edhe në atë shoqëror apo intelektual.