Ndërhyn ministrja Kumbaro, vihet në punë pas 20 vjetësh sahati në Kalanë e Gjirokastrës (FOTO)
June 20, 2017
Sahati në Kullën e Kalasë së Gjirokastrës është vënë në punë pas gati 20 vitesh që nuk punonte më. Lajmin e konfirmon ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht kandidate për deputete.
“Tik-tak, tik-tak ⏱⏰ Sahati i Kalase se Gjirokastres, pas gati 20 vitesh, rreh sot me ritmin e kohes fale punes se Institutit te Monumenteve dhe mjeshtrit te Kohes, inxhinierin e talentuar Johan Furxhi”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook teksa publikon edhe foto nga sahati që tashmë ka nisur të punojë.