Ndërhyrja te rruga Dhuvjan-Libohovë, Nardi Hide: Një punë në radhën e plot të tjerave që janë bërë, nuk është asfalt elektoral siç thonë sehirxhinjtë që s’i thanë kurrë punës mbarë kur drejtonin Libohovën
Kandidati i PS Leonard Hide ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook për riveshjen me asfalt të një pjese të dëmtuar të rrugës Dhuvjan-Libohovë. Ai thotë se ky nuk është asfalt elektoral, por vijim i plot punëve të tjera që janë bërë në Libohovë. Ja çfarë shkruan Hide.
Rikonstruksioni i segmentit të dëmtuar përgjatë rrugës Dhuvjan-Libohovë është një tjetër punë që po shkon përpara. Nuk është asfalt elektoral siç mund të thonë e mendojnë sehirxhinjtë që kurrë s’i thanë punës mbarë kur drejtonin Libohovën. Është një punë në radhën e plot të tjerave që janë bërë përgjatë këtyre viteve. Mezi pres pas 14 majit të vijojmë së bashku punët e tjera që na presin. E kemi thënë dhe duhet ta përsërisim, Libohova duhet të jetë në punë, jo të bëhet vendi i punës për dy personazhe të së shkuarës. Çdo votë për Partinë Socialiste👍